Gazeta e njohur spanjolle vendos Uzunin në formacionin e vitit: Nuk mund të mungonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 22:58

Gazeta e njohur spanjolle vendos Uzunin në formacionin e vitit: Nuk mund të mungonte

Paraqitjet e Myrto Uzunit në këtë edicion të La Liga 2, kanë qenë mbresëlënëse. Këtë e tregojnë jo vetëm shifrat e tij dhe fakti që ngjiti Granadën si kampione në La Liga, por edhe vlerësimet që ka marrë sulmuesi shqiptar nga specialistët dhe mediat spanjolle.

Uzuni

Ndaj nuk është aspak rastësi që e përditshmja spanjolle “AS”, ka përfshirë sulmuesin e kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të këtij edicioni në La Liga 2.

“Nuk mund të mungonte në formacionin e sezonit golashënuesi më i mirë i Segunda, me të njëjtin numër ndeshjesh si Raul Garcia. Rendimenti i tij ka qenë shumë mbi nivelin që pritej dhe me 23 gola dhe 5 asiste, e ka ngritur Granadën në ngjitjen direkte”, shkruan prestigjiozja spanjolle për Uzunin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"