Gatuzo “nder” Milanit, kërkon të marrë te Valencia dy të padëshiruar nga Pioli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 19:01

Gatuzo “nder” Milanit, kërkon të marrë te Valencia dy të padëshiruar nga Pioli

Ish-kapiteni i Milanit, Xhenaro Gatuzo ka nisur zyrtarisht aventurën e tij si trajneri i ri i Valencias me italianin që po përgatit listën e përforcimeve në këtë merkato duke pasur në mendje dhe ish-skuadrën e tij ku ka vendosur në shënjestër, mbrojtësin Matia Kaldara dhe sulmuesin Samu Kastijeho.

Collage Maker-19-Jun-2022-06.59-PM

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, Valencia ka kërkuar informacione te kuqezinjtë lidhur me dy lojtarët që janë jashtë planeve të teknikut Stefano Pioli për sezonin e ardhshëm, me Milanin që do të dëshironte të arkëtonte disa të ardhura nga shitja e tyre për t’i përdorur më pas në merkaton e përforcimeve.

Situata për Kastijehon duket më e avancuar, me sulmuesin që ka pasur kontakte edhe në të shkuarën me Valencian për një transferim atje, ndërsa përsa i përket Kaldarës, italiani do të preferonte qëndrimin në Itali ku Empoli është vendosur në ndjekje të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"