Gatuzo: Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por Milani s’gabon dy herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 17:34

Gatuzo: Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por Milani s’gabon dy herë

Xhenaro Gatuzo synon tek atmosfera në grup për të siguruar një rezultat pozitiv ndaj Betisit. Në konferencën për shtyp, trajneri analizoi ndeshjen e sotme, duke mos pranuar të bëjë plane për takimin e së dielës kundër Juves.

gatuzo

A ka rrezik nënvlerësimi, siç ndodhi dy javë më parë?

Do të na duhet një ndeshje e madhe për të vazhduar të shpresojmë për të kaluar grupin. Nuk është çështje të qenuri favoritë, thjesht Milani duhet të kualifikohet në fazën tjetër. Kemi objektivat tanë dhe një nga ata është Liga e Europës. Në ndeshjen e parë nuk i nënvlerësuam, por gabuam në disa raste. Rëndësi ka të mos përsërisim gabimet.

Më shumë sesa rivalët, formacionin duket sikur e bëjnë dëmtimet.

Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por nuk kemi pse kërkojmë justifikime. Bilia e Kaldara do të na mungojnë për shumë kohë. Bonaventurën nuk do ta kemi kundër Juventusit, ku shpresoj që të jetë të paktën Higuain, që për momentin nuk duket fort mirë.

Me sa duket, do t’u kërkoni djemve një tjetër sakrificë?

Ne duhet të jemi të zotë që të përballemi me rivalët, duke treguar kurajë dhe duke bërë lojën tonë. Teknikisht nuk po luajmë aq mirë sa në fillim të sezonit, por kemi përmirësime në nivel karakteri. Djemtë janë treguar të gatshëm sa herë kam pasur nevojë, sidomos ata që kanë luajtur më pak. Drita u ndez falë kontributit të të gjithëve.

Grupi duket i bashkuar, mjafton t’ju shohësh duke ngacmuar Kesin.

Golat për mesfushorë me karakteristikat e tij nuk janë në rendin e ditës. Më thoshin edhe mua kur luaja që nuk sillja kurrë gëzime. Ndaj Xhenoas goditi 4-5 herë, por rëndësi ka të godasë portën. Me siguri që në karrierë do të shënojë më shumë sesa kam bërë unë.

Suso, Kutrone e sidomos Çalhanoglu duket se do të mbajnë peshën e sulmit?

Hakani nuk ka qenë mirë fizikisht dhe kjo e ka penalizuar në paraqitjet e tij, por cilësitë nuk mund të vihen në diskutim. Suson e kemi parë të gjithë çfarë është në gjendje të bëjë, ndërsa Patriku rritet dita-ditës. Ka shumë dëshirë dhe punon fort, nëse i ruan këto karakteristika, me siguri që do të bëjë një karrierë në nivele të larta.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"