Gati shkëmbimi i bujshëm, PSG i ofron argjentinasin Interit në këmbim të Eriksenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:00

Gati shkëmbimi i bujshëm, PSG i ofron argjentinasin Interit në këmbim të Eriksenit

Deklaratat e fundit të Eriksen krijojnë shumë diskutime, për një largim të mundshëm të tij nga Interi që në merkaton e janarit.

eriksen.inter.2020.21.750x450

 

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, hapet pista e PSG-së. Që në kohën e transferimit të Ikardit, parizienët ishin munduar të futnin në shkëmbim mesfushorin 26-vjeçar Paredes, ku këtë herë argjentinasi mund të jetë “çelësi” i suksesit në transferimin me yllin danez.

Eriksen është gjithnjë e më larg Interit ku jo pak herë ka shfryrë në drejtim të teknikut Konte, duke u aktivizuar pak, për të mos thënë aspak, ne gjithë ato pritshmëri që ishin krijuar kur veshi fanellën zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"