Gabimet në “lupë”, rriten ngarkesat te skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 15:27

Gabimet në “lupë”, rriten ngarkesat te skuadra e Kategorisë së Parë

Juri Kanarsa shton ngarkesat. Më shumë se dy orë stërvitje për Apoloninë në këtë fillimjavë kanë “shtrydhur” lojtarët. Starti i dobët u “arkivua”, por nuk është harruar.

Apolonia-Erzeni 0-1

Trajneri pret reflektim të menjëhershëm. Italiani ka kërkuar që të nxirren mësimet e duhura nga çdo gabim që kanë shfaqur deri në këtë fazë të kampionatit, por në të njëjtën kohë është munduar që t’i mbajë të karikuar. U ka ofruar mbështetje të plotë dhe qartazi ua ka thënë se beson te çdo lojtar.

Apolonia

Vetëm 4 pikë të grumbulluara janë shumë pak për 360 minuta. Kjo nisje nuk është e dëshiruara, ndaj ka vend për përmirësim. Gara sa vjen e ashpërsohet dhe vendi i 12-të “zbeh” në një lloj forme pretendimet. E megjithatë, bardhejeshilët nuk kanë në plan të dorëzohen. Pikët që janë në lojë, u japin shanse për rikuperim. Dhe me këtë mision do të rikthehen në fushë, duke filluar nga java e 5-të. Udhëtojnë në Berat, atje ku do të matin forcat me Tomorin vendës.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"