Futbollisti i Vorës i nënshtrohet operacionit, shkodrani pritet të kthehet pas tre javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 21:39

Futbollisti i Vorës i nënshtrohet operacionit, shkodrani pritet të kthehet pas tre javësh

Përfundimi i pjesës së parë të sezonit ka sjellë probleme te skuadra e Vorës, pasi një nga shtyllat e ekipit, mesfushori me tipare sulmuese, Eridon Qardaku, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.  Shkodrani ka pasur nevojë për një operacion në gjurin e majtë, që sipas njoftimit të klubit të Vorës, ndërhyrja nuk ka qenë me pasoja të mëdha.

VORA

Klubi njofton se lojtari  pritet që të rrijë 3 javë jashtë fushave të blerta dhe nëse kjo rezulton e tillë, i bie që Qardakau të jetë në kohë për startin e pjesës së dytë të sezonit.

Ja njoftimi i klubit të Vorës në lidhje me operacionin që ka kryer Qardaku:

“Futbollisti Eridon Qerdaku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e majte në ambientet e spitalit Hygeia dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për 3 javë, i cili do të mbahet në kontroll nga stafi mjekësor i ekipit.

Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që lojtari e ka kaluar me sukses operacionin dhe i urojnë shërim të shpejtë Eridonit dhe me padurim e presin edhe më të fortë për t’u rikthyer në stërvitje”.

VOOORA

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"