Futbollisti i Tiranës ftohet në kombëtare, Maveje mbetet jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 15:12

Futbollisti i Tiranës ftohet në kombëtare, Maveje mbetet jashtë

Junus Sentamu merr ftesë nga kombëtarja. Sulmuesi i Tiranës, edhe pse bëri gati një muaj pushime, nuk është penalizuar prej përfaqësueses së Ugandës. Kjo e fundit e ka përfshirë në listë për miqë- soren që do të luhen ndaj Republikës së Afrikës Qendrore dhe Nigerit, konkretisht më 30 maj dhe 2 qershor.

tIRANA

Autori i 12 golave me bardheblutë për këtë sezon, do u bashkohet javës së ardhshme ugandezëve. Sakaq, mediat afrikane kanë shprehur habinë e tyre për Toni Mavejne, i cili është lënë jashtë kësaj liste. Edhe pse mesfushori ka bërë performancë realisht pozitive, nuk është grumbulluar.  Duhet thënë që Sentamu është i vetmi lojtar i kryeqytetasve që do të luajë me kombëtaren

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"