“Futbolli po vuan”, Rumenige: Më pëlqeu fitorja e Interit në derbi, Lukakun e kritikojnë por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 18:55

“Futbolli po vuan”, Rumenige: Më pëlqeu fitorja e Interit në derbi, Lukakun e kritikojnë por…

Ish-futbollsiti i Interit dhe sot drejtor i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, është intervistuar ditën e djeshme nga mikrofonat e “Sky Sport” nga Roma disa orë përpara sfidës në 1/8-at e Ligës së Kampioneve mes formacionit bavarez dhe Lacios së Simone Inzagit.

RUMENIGE

U fol për SuperLigën dhe të ardhmen e futbollit botëror: “Nuk jam një tifoz i madh. Problemi i futbollit quhet ‘COVID’. Prej një viti luajmë ndeshje pa fansa, që na mungojnë shumë për sa i përket kulturës, por me siguri edhe arkëtimeve. Futbolli po vuan. Ky është një aspekt negativ, megjithatë ekziston edhe shansi për të rigjetur normalitetin”.

INTERI – Rumenige nuk ka harruar të komentojë suksesin e Interit në derbi dhe ka folur për garën e titullit: “E pashë ndeshjen dhe më pëlqeu rezultati. I bëra komplimentet mikut tim Xhuzepe Marota. Jam i lumtur që Interi, pas disa vitesh vuajtje, tani është rikthyer në formë: mendoj se është favorit për titullin, kryqëzoj gishtat! Lukaku? Është i zoti, luajti shumë mirë derbin, por jo vetëm. Më pëlqen, punon shumë për skaudrën, shënon dhe jep asiste. Kritikohet, por është shumë i zoti si teknikisht po ashtu edhe në goditje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"