“Fusha e Cërrikut është e vështirë, por jo e pakalueshme”/ Trajneri i Tërbunit: Synimi ynë është vetëm fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 10:23

“Fusha e Cërrikut është e vështirë, por jo e pakalueshme”/ Trajneri i Tërbunit: Synimi ynë është vetëm fitorja

Tërbuni llogarit fitoren në “Nexhit Trungu”. Përballë do të kenë vendin e fundit dhe në letër duket e lehtë, e megjithatë ndryshe mendon trajneri. Alert Alcani kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët, pasi vetëm kështu mund të sigurohen pikët e plota.

alert alcani

Për “Panorama Sport”, numri një i pankinës thotë: “Grupi im është më i bashkuar se kurrë dhe në harmoni të plotë. Kemi pasur një ecuri të mirë në këto 7 javë dhe sot jemi dy pikë larg vendit të parë. Kam folur edhe me lojtarët. U kam kërkuar të jenë të qetë, pa u ndikuar nga fusha. Luajnë në shtëpi apo në transfertë, synimi është vetëm një: fitorja.

Turbina ka ndryshuar këto kohët e fundit, ndonëse renditet në vendin e 14- të. Ata kanë cilësi në përbërje dhe një trajner që e njeh mirë Kategorinë e Parë. Në rast se do ta kalojmë këtë transfertë, do të jetë një plus për ekipin që të ecë edhe më qetë në vazhdimësi. Fusha e Cërrikut është e vështirë, por jo e pakalueshme. E vetmja gjë që pres, është që të kemi një gjykim të drejtë. Nëse ndodh kështu si ka ndodhur deri më tani, le të fitojë kush e meriton”.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"