Fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 14:23

Fundjavë pozitive për futbollistët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë që janë aktivizuar me ekipet e tyre.

YLBER RAMADANI

Faqja e specializuar “Sofa Score” ka bërë vlerësimet e legjionarëve për paraqitjet e tyre në skuadrat respektive.

I pari në këtë renditje është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka dhuruar një asist për skuadrën e tij Aberdin në ndeshjen e fituar ndaj Harts në Premier Ligën skoceze.

I dyti është renditur, Armando Sadiku, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shënuar një gol për ekipin e tij Kartagena në fitoren ndaj Ibizës në La Liga 2 spanjolle.

I treti është renditur, Anis Mehmeti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, ku ka shënuar për Uajkomb ndaj Peterborou.

I katërti renditet portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,2, ku ka mbajtur portën e paprekur ku Çitadela u përball kundër SPAL.

I pesti renditet Rezart Rama, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me ekipin kanadez të Forge.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

310242652_1273287780239463_5798674285833324449_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"