Fundjava me reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për sot dhe nesër (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 19:20

Fundjava me reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për sot dhe nesër (TABELA)

Sinoptikanët parashikojnë që këtë fundjavë të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

moti-i-vrenjtur

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.

Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore do te kete reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

fundjava 25fundjava 26

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"