Fundi i sezonit, Kumbulla mesazh për tifozët: Jeni unikë, ju falenderojmë për dashurinë tuaj ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 16:18

Fundi i sezonit, Kumbulla mesazh për tifozët: Jeni unikë, ju falenderojmë për dashurinë tuaj ndaj Romës

Seria A mbylli ditën e djeshme sezonin 2022/2023. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, i cili luan për Romën ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Marash Kumbulla falenderon tifozët për dashurinë e dhuruar si dhe shpreson të shihen sezonin e ardhshëm.KUBN

“Edhe një herë ne duhet t’ju falënderojmë për dashurinë tuaj. Ju jeni unikë dhe nuk ju ka munguar asnjëherë afërsia me mua dhe ekipin gjatë këtij udhëtimi shumë të gjatë! Shihemi sërish për sezonin e ardhshëm dhe shkoni gjithmonë në Romë! ?”, shkruan Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"