FSHF zbulon prioritetin e madh/ Mbështetje e fuqishme për futbollin e femrave, çdo klub i Superiores duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2020 | 23:05

FSHF zbulon prioritetin e madh/ Mbështetje e fuqishme për futbollin e femrave, çdo klub i Superiores duhet të…

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar ditën e sotme, në mbledhjen e organizuar në ambientet e FSHF-së, strategjinë e prioritetit më të madh të futbollit shqiptar, që është zhvillimi i futbollit të femrave. Organi më i lartë i futbollit në vend, njofton, se duke filluar nga sezoni 2021-2022, çdo klub i Kategorisë Superiore, duhet detyrimisht të ketë një ekip femrash.

fshf-logo-standartizim

Kësisoj do të paguhen me paga mujore të gjitha futbollistet vajza, trajnerët dhe stafet e tyre, duke mbuluar pagesa deri në 30 mijë lek të rinj në muaj për futbollistet. Gjithashtu njoftohet se do të stimulohen dhe mbështeten skuadrat U-13 dhe U-15 të klubeve të Kategorisë Superiore, por jo vetëm…

NJOFTIMI I FSHF-së:

Komitetit Ekzekutiv, ka miratuar sot strategjinë e prioritetit më të madh të futbollit shqiptar, zhvillimit të futbollit të femrave, e cila bazohet edhe në kërkesat e UEFA-s, ku çdo klub i Kategorisë Superiore duhet të ketë detyrimisht një ekip femrash për sezonin 2021-2022. Pjesa kryesore e buxhetit për zhvillimin e futbollit të femrave do të orientohet në këto drejtime:

-Do të paguhen me paga mujore të gjitha futbollistet vajza, trajnerët dhe stafet e tyre, duke mbuluar pagesa deri në 30.000 lekë në muaj për futbolliste.

-Do të stimulohen dhe mbështeten skuadrat U-13 dhe U-15 të klubeve të Kategorisë Superiore, por jo vetëm. Do ti jepet përparësi edhe formimit të ekipeve U-13 në të gjithë Shqipërinë, të subvencionuara nga FSHF, në mënyrë që të krijohet një bazë sa më e gjerë për të ardhmen e futbollit të femrave.

-Do të stimulohen mbi 60 ekipe shkollash 9-vjeçare të vendit, ku FSHF do të kontribojë me bazën materiale si uniforma e topa, programe stërvitore si dhe stimuj financiarë për mësueset e edukimit fizik të cilët do të jenë trajnerë të këtyre ekipeve.

Ky vendim i rëndësishëm synon të mbështesë zhvillimin e futbollit të femrave, prioritet i deklaruar i FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"