FSHF përjashtoi nga ndihma financiare të gjithë skuadrat e bashkive, reagon shefi i klubit të Pogradecit: S’kemi kundërshtime në qoftë se …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 18:51

FSHF përjashtoi nga ndihma financiare të gjithë skuadrat e bashkive, reagon shefi i klubit të Pogradecit: S’kemi kundërshtime në qoftë se …

Shefi i klubit të Pogradecit, Kopi Gusho, ka dhënë së fundmi një deklaratë për “Panorama Sport”, në lidhje me përjashtimin nga paketa e ndihmës së FSHF-së, për klubet që varen nga Bashkia.

Gusho

“Në qoftë se bashkia do të vazhdojë të na paguajë, ne nuk kemi kundërshtim, por në qofte se edhe bashkia do të hasë vështirësi, atëherë situata do te jetë e vështirë, ndërkohë që ne duhet të respektojmë kontratën. Por, edhe nëse do të kishim ndonjë ndihme sado të vogël të ishte, do të na bënte punë në këto momente.

Federata duhet të na përfshijë qoftë edhe për muajin e ardhshëm, pasi situata mund të na e vështirësojë punën. Sa për Vllazninë, nuk kam asnjë koment”, u shpreh Gusho shkurtimisht për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"