Frikë spiunazhi tek Anglia, policia ruse arreston një mekanik që po përgjonte stërvitjen e fundit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 11, 2018 | 17:38

Frikë spiunazhi tek Anglia, policia ruse arreston një mekanik që po përgjonte stërvitjen e fundit

Një mekanik televizori është arrestuar nga forcat policore ruse pasi mendohet se ka qenë duke spiunuar tek kombëtarja angleze, për të dërguar informacione tek Kroacia. Burri, emri i të cilit ende nuk bëhet I ditur, u pikas nga policët në në rrethinat e Shën Peterburgut mbrëmjen e djeshme, pak orë para gjysmëfinales.

NINTCHDBPICT000419667642

Ai u kap nga oficerët në një çati pranë stadiumit Spartak Zelenogorsk, teksa “tre luanët” po kryenin stërvitjen e fundit para ndeshjes. Thuhet se mekaniku i televizorëve hipi mbi çatinë e një ndërtese ngjitur me fushën, dhe filloi të bënte foto. Ai është ankuar tek policia për arrestimin, pasi thotë se nuk po shikonte stërvitjen e anglezëve, por po bënte foto të pamjes panoramike.

Burime për mediat angleze, raportojnë se kanë qenë rojet e sigurisë në stadium që kanë pikasur këtë person, dhe thirrën policinë për ta arrestuar. Gjithsesi, përveçse mekanik televizorësh, ai është edhe një tifoz I madh futbolli.






www.minuta90.com