FOTOLAJM/ “Të dua shumë Muriqi”, klubi i La Ligës bie në dashuri me shqiptarin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 21:32

FOTOLAJM/ “Të dua shumë Muriqi”, klubi i La Ligës bie në dashuri me shqiptarin e Kosovës

Majorka triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Vijarealit, dhe këtë ka meritë absolute padyshim sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ai fillimisht shënoi gol në minutën e 32-të dhe pastaj dhuroi një asistim për Ndiaje, i cili shënoi në minutën e 76-të.

Screenshot_1-84-600x360

Faqja zyrtare e klubit të Majorkës është përkujdesur për t’i bërë një postim të veçantë Muriqit në rrjetet sociale.

“Të dua shumë Muriqi”, thuhet në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll në “Twitter”. Muriqi padyshim që është futbollisti më i mirë këtë sezon te Majorka. Ai numëron shtatë  gola dhe një asistim.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"