FOTOLAJM/ Sokol Kushta: Qendra multifunksionale sportive në Vlorë është gati të marrë jetë, fëmijët të mos bredhin rrugëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 13:49

FOTOLAJM/ Sokol Kushta: Qendra multifunksionale sportive në Vlorë është gati të marrë jetë, fëmijët të mos bredhin rrugëve…

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook teksa tregon se si mund të duket projekti i qendrës multifunksionale sportive në Vlorë. Ai shprehet se projekti është i plotë dhe se pret dritën jeshile nga kryetari i bashkisë për ta vënë në zbatim.

kushta

Postimi i plotë

Muaj të mbarë miq! Pas 6 muajsh pune, projekti i qendrës multifunksionale sportive është gati të marrë jetë. Doja të falënderoja Kryetarin e Bashkisë që më mbështeti që në hapat e parë për këtë projekt dhe vuri në dispozicion gjithë strukturën e duhur, si Drejtorin e Aseteve, dhe atë të Urbanistikës. Një falënderim i madh shkon për arkitektin e ri të ardhur nga Italia, Orges Derraj, i cili punoi me këtë projekt dhe solli gjithë eksperiencën moderne italiane të qendrave sportive. Projekti i plotë është në zyrën e Kryetarit dhe pret dritën jeshile per zhvillim. I gjithë investimi është i nje grupi sportistësh dhe i FSHF-së në kuadrin e 100 fushave të dhëna nga UEFA. Kjo zonë e harruar, me mbeturina dhe me inerte, ju garantoj që do të kthehet në një qendër rinore, ku fëmijët e Vlorës të mos bredhin rrugëve, por të merren me sporte dhe shkollat të bejnë kampionatet e tyre. Do të dëshiroja të gjithë dashamirësit të marrin pjesë në këtë projekt.

WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44

WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (7) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (6) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (5) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (4) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (3) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (2) WhatsApp Image 2024-04-01 at 13.37.44 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"