FOTOLAJM/ Piloti tifoz i zjarrtë i Juventusit, shafqet me maskën e bardhezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 18:31

FOTOLAJM/ Piloti tifoz i zjarrtë i Juventusit, shafqet me maskën e bardhezinjve

Gjatë këtyre ditëve kanë nisur testet për rifillimin e kampionatit botëror të Moto GP, i cili ende nuk e ka ngritur siparin për shkak të pandemisë. Pilotët kanë filluar të përgatiten, sigurisht duke respektuar të gjitha masat “anti-COVID”.quartaro02

Fabio Kuartararo, piloti i skuadrës Yamaha Petronas, ka shpërndarë një foto në “Instagram”, teksa shfaqet në bokse. Por ajo që bie në sy është se 21-vjeçari francez mban një maskë të Juventusit.

Captur

Kuartararo njihet si një tifoz i zjarrtë i skuadrës më të titulluar italiane, madje disa muaj më parë ai i ka vizituar bardhezinjtë në qendrën e tyre stërvitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"