FOTO/ “Urime, je legjendë si Maradona”, por Vasil Ruci u bën “gol” fansave për… “ditëlindje” 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 19:12

FOTO/ “Urime, je legjendë si Maradona”, por Vasil Ruci u bën “gol” fansave për… “ditëlindje” 

Rrjetet sociale sot të ndihmojnë të kujtohesh për ditëlindjen e miqve, apo të personave që i njeh vetëm virtualisht.

Vasil Ruci

Por nëse je i pasaktë me të dhënat që vendos në “Facebook”, atëherë mund të zgjohesh një mëngjes të bukur dhe të marrësh urime pa arsye. Nuk të bëjnë dëm, por ama të detyrojnë të bësh patjetër një sqarim…

Kështu i ka ndodhur Vasil Rucit sot. Legjenda e futbollit vlonjat ka marrë një mori urimesh për ditëlindjen, ndërkohë që në Facebook “rezulton” të jetë vetëm 27 vjeç. Madje në shumë urime i përmendin edhe Maradonën, pasi edhe legjenda argjentinase, ka ditëlindjen sot. Por nëse Diego e ka vërtetë ditëlindjen sot, Vasili e ka më 17 shkurt.

73260273_2218992051538489_7857050477941227520_n

Ju faleminderit të gjithëve për urimet tuaja, por i rezervoni për në datën 17 shkurt kur jam edhe një vit më i vjetër. Ju faleminderit”, ishte postimi sqarues i Rucit. Të paktën kështu ka shmangur edhe ndonjë qejf mbetje nga miqtë e afërt, të cilët kanë pritur ndonjë qerasje…” – shkruan Vasil Ruci në sqarimin e tij.

74217347_797434657377686_6305380322628337664_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"