Foto Strakosha: E keqja e Thomas është se unë kam qenë vetë portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 19:16

Foto Strakosha: E keqja e Thomas është se unë kam qenë vetë portier

Foto Strakosha ishte ftuar nga FSHF-ja për të marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri. Babai i portierit kuqezi Thoma Strakosha, duke komentuar humbjen ndaj Francës, nuk ngurroi të bënte edhe një koment për të birin e tij, që dy ndeshjet e fundit i ndoqi nga stoli, pasi në portë ishte Etrit Berisha. 

Foto-dhe-Thomas-Strakosha

“E keqja e tij është që unë kam qenë vetë portier dhe e përjetoj shumë. Por tashmë Thomasi i di më mirë gjërat dhe nuk ka nevojë për shumë këshilla. Tifozët janë të mërzitur disi me rezultatet e Kombëtares së fundmi. Megjithatë, unë besoj se do të vijë edhe një kohë e kënaqshme për tifozët nga Shqipëria.

foto thomas strakosha

Natyrisht, duhet kohë, por unë mendoj se ky grup lojtarësh premton për të ardhmen”, deklaroi Strakosha në një bisedë për “Top Channel”. Aktualisht, ai punon në akademinë e Olimpiakosit në Greqi, ndërsa pak vite më parë drejtoi Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"