FOTO/ Shkëlqejnë dy futbollistë të Kombëtares, njihuni me 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 10:46

FOTO/ Shkëlqejnë dy futbollistë të Kombëtares, njihuni me 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

 

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.MixCollage-18-Mar-2024-10-45-AM-1243

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban Enea Mihaj me notën 8.2, pas performancës së mirë me Famalikaon në duelin me Estrela që u mbyll në barazimin pa gola.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri renditet në vendin e dytë pasi gjeti golin e parë me Krakovian në Poloni.

Amir Abrashi pozicionet në vendin e 3-të me notën 7.5. Vendi i katër shkon për Ernest Muçin i cili gjeti golin e dytë me fanellën e Beshiktashit. 

5-shja plotësohet me Silvio Merkaj. Sulmuesi shqiptar vulosi fitoren e skuadrës së tij, Sudtirol kundër Kremonezes.

WhatsApp Image 2024-03-18 at 10.37.01

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"