FOTO/ “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë”, mbrojtësi i Partizanit i ashpër ndaj gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 23:45


FOTO/ “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë”, mbrojtësi i Partizanit i ashpër ndaj gjyqtarit

Partizani B u mund ditën e djeshmje me rezultatin 1-3 nga Burreli në kompleksin “Internacional”.

bandicam 2021-02-28 13-30-20-561

Skuadra e kuqe nuk pajtohet me rezultatin dhe për këtë i ka drejtuar gishtin arbitrit të sfidës Elidon Halo i cili sipas klubit të Partizanit B ka ndikuar në këtë takim. Një faqe në rrjetin social “Instagram” e cila është për Kategorinë e Parë ka risjellë një rast nga ndeshja ku portieri i Burrelit Miraka ka prekur topin jashtë zone me dorë.

bandicam 2021-02-28 14-12-24-292

Në këtë postim ka komentuar dhe mbrojtësi i Partizanit B, Florian Peqini i cili shkruan: “Pyesni arbitrin sa lekë ka marrë”, duke akuzuar gjyqtarin e sfidës për atë episod. Ndërkohë komentet nuk mungonin teksa shkruan dhe ish-portieri Mario Bytyçi i cili mbulon rolin e trajnerit të portierëve tek skuadra e Dinamos:

“O Peqin, më kënaqe përzotin. Duhet ta bënit gol, mirë e ka patur ai”. Ndërkohë përsëri Peqini i kthehet ish-portierit Bytyçi: “E lashë avantazh tha, pse nuk e bëtë gol.”

arbitri

abtir

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/