FOTO/ “Ofendimi më i madh për trajnerin”, Starova debaton me Tefik Osmanin. Drejtori sportiv: Nga ty kam mësuar e vazhdoj të mësoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 23:21

FOTO/ “Ofendimi më i madh për trajnerin”, Starova debaton me Tefik Osmanin. Drejtori sportiv: Nga ty kam mësuar e vazhdoj të mësoj

Ish-trajneri i njohur, Sulejman Starova, është bërë pjesë e një debati në distancë me drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale. Osmani kishte postuar një foto të tijën duke këshilluar Bekim Balajn në kufijtë e fushës dhe sipas Starovës, ky ishte një gabim që nuk duhej bërë.

12

“Kjo është një veprim i papranueshëm. Ofendimi më i madh për trajnerin e parë”, shkruante fillimisht ai, duke gjetur përgjigjen e shpejtë të Osmanit.

“Na thuaj bravo apo urime si fillim. Po të kujtoj diçka, kur ke qenë drejtor te Teuta dje trajner Hasan Lika, më ke folur kushedi sa herë mua. E ke bërë për të ndihmuar apo për të ofenduar trajnerin? Se nga ty kam mësuar e vazhdoj mësoj akoma te kursi UEFA PRO????”, shkruante ai.

“Gabim e kemi bërë të dy. Fajin e kam unë grande i pari. Ndihma është e madhe por do kujdes. Më bënë vërejtje të tjerët dhe unë e pranova gabimin pa dashje”, ishte përgjigja e Starovës.

f465d17e-95c6-4aaf-a270-650cfb37bec2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"