FOTO/ Një nga më të mirat e të gjitha kohërave, tenistja ndan lajmin e madh me fansat në ditën e ditëlindjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 17:23

FOTO/ Një nga më të mirat e të gjitha kohërave, tenistja ndan lajmin e madh me fansat në ditën e ditëlindjes

Maria Sharapova një nga tenistet më të mira të të gjitha kohërave ka ndarë me fansat e saj lajmin se është në pritje të fëmijës së parë.

Sharapova

35-vjeçarja e bëri të ditur lajmin e bujshëm në ditën e ditëlindjes me anë të një postimi në faqen e saj të Instagram, ku publikoi një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.


Ky do të jetë fëmija i parë i 4-herë fitueses së Grand Slam, me tenisten ruse e cila zgjodhi këtë mënyrë për të ndarë gëzimin me fansat në të gjithë globin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"