FOTO/ Kasijas harroi Sarën për Melisën? Bukuroshja spanjolle flet për zërat e lidhjes me ish-portierin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 21:09

FOTO/ Kasijas harroi Sarën për Melisën? Bukuroshja spanjolle flet për zërat e lidhjes me ish-portierin spanjoll

Bukuroshja spanjolle Melisa Pinto, është bërë protagoniste e mediave në vend pasi së fundmi është aluduar se ajo është e dashura e re e Iker Kasijas. Ish-portieri i Real Madrid dhe Spanjës u nda një vit më parë nga partnerja e tij, Sara Karbonero, ndaj prej kohësh ka nisur gjurmimi në mediat spanjolle se kush është e dashura e re.

dfgdfgdfgfdggf

Kasijas ishte i pari që ndoqi modelen në Instagram dhe më pas kjo e fundit bëri të njëjtën gjë me ish-futbollistin, duke ndezur zërat se mes tyre ka diçka. Por bukuroshja ka vendosur që të flasë dhe ka sqaruar se nuk ka asgjë në këtë mes.

WhatsApp Image 2022-09-22 at 8.44.30 PM

“Nuk di se si ndodhi, nuk kam kontakte me të. Unë thjesht i ktheva një ‘folloë’ pasi më kënaqi, jam tifozë e Realit dhe mendova ‘sa mirë’. U çudita, por nuk ka asgjë më shumë. Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë, asgjë”, tha ajo për mediat spanjolle duke u munduar që të shuajë zërat se mes tyre ka diçka, për momentin…

WhatsApp Image 2022-09-22 at 8.44.31 PM (1) WhatsApp Image 2022-09-22 at 8.44.31 PM WhatsApp Image 2022-09-22 at 8.44.30 PM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"