FOTO/ Gol dhe driblime në Champions, shihni statistikat dhe notën e Arbnor Mujës për ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 21:22

FOTO/ Gol dhe driblime në Champions, shihni statistikat dhe notën e Arbnor Mujës për ndeshjen e sotme

Arbnor Muja ka shënuar sot golin e tij të parë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen mes Antverpës dhe Shakhtar Donjetck, por për fat të keq pa skuadrën e tij të dilte pa pikë nga fusha e lojës pas përmbysjes 3-2 të ukrainasve.

arbnor muja

Muja dhuroi një paraqitje shumë të mirë, duke qenë një rrezik konstant për prapavijën ukrainase gjatë 88 minutave në fushë. Ai shënoi që në minutën e 3-të të ndeshjes, por ishte edhe i jashtëzakonshëm me driblimet e tij, teksa ia doli t’i kryente me sukses të tre herët që provoi të tillë.

Ndaj nuk është rastësi që ai të vlerësohej me notën e lartë 7,7 nga “SOFASCORE’ duke u bazuar tek të dhënat statistikore të sulmuesit kuqezi për këtë ndeshje.

5ec3f362-65d2-440b-a4fb-1d9149ddfd0d (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"