FOTO / Entuziazmi i Shpresave pas fitores, festohet edhe kontrolli antidoping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 19:15

FOTO / Entuziazmi i Shpresave pas fitores, festohet edhe kontrolli antidoping

Shqipëria U21 ka arritur dje një sukses të rëndësishëm të siguruar me shumë mund përballë bashkëmoshatarëve të Islandës. Meqenëse fitore të tilla jashtë fushe janë të rralla, futbollistët kanë festuar gjatë në dhomat e zhveshjeve, dhe jo vetëm.

shpresat

Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, nuk ka festuar aq shumë me pjesën tjetër të skuadrës, pasi i duhej që t’i nënshtrohej kontrollit antidoping, rutinë tashmë për nivele të tilla.

doka

Futbollisti e ka “festuar” këtë vizitë në antidoping pas përfundimit të ndeshjes, duke postuar fotot e dokumentacionit të UEFA-s në të cilin duhej të plotësonte të dhënat. “Na morën për antidoping”, ishte mesazhi i lojtarit, i cili shihet qartë se e ka përjetuar me humor situatën edhe pse u desh ët shkëputej nga pjesa tjetër e skuadrës që po festonte në ato momente në dhomat e zhveshjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"