FOTO/ Çeki-Shqipëri sipas milionave në treg, ja cilat janë formacionet më të shtrenjta që mund të hidhen në fushë nesër nga dy kombëtaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 22:51

FOTO/ Çeki-Shqipëri sipas milionave në treg, ja cilat janë formacionet më të shtrenjta që mund të hidhen në fushë nesër nga dy kombëtaret

Futbolli është një lojë shifrash dhe të tilla janë edhe vlerat e kartonëve të atyre që zbresin në fushën e lojës. Sigurisht, vlera e kartonit nuk përcakton fituesin, por gjithsesi është një indicie me raste e rëndësishme për të kuptuar forcën e një skuadre apo tjetrës. Dhe Çeki-Shqipëri që luhet nesër, nuk bën përjashtim.

ceki shqiperi

Duke marrë për bazë vlerat e lojtarëve të grumbulluar nga dy trajnerët për këtë ndeshje, mund të ndërtohen formacionet përkatëse me të shtrenjta që mund të hidhen në fushë. Të dy me skemën 4-2-3-1 që preferohen nga Silvinjo dhe Shilhavi, të cilat shohin se si pala çeke, edhe pse i mungojnë disa emra të rëndësishëm, ka një “avantazh” prej 40 milionë eurosh në këtë drejtim.

Formacioni më i shtrenjtë që mund të hedhë në fushë Silvinjo në ndeshjen e nesërme duke u bazuar te vlerësimet e “Transfermarkt” për lojtarët që ka në grumbullim, kap vlerën 62,5 milionë euro. Kristjan Asllani është ai që ka vlerën më të lartë mes kuqezinjve, 12 milionë euro, ndërsa duyshja Muja-Muçi kanë më të ultën me 2,5 milionë euro në këtë formacion.

shqip (1)

Ndërkohë, formacioni më i shtrenjtë i Çekisë vlen 102,5 milionë euro, me mesfushorin Suçek i cili është lojtari me vlerën më të lartë mes “titullarëve”, 35 milionë euro, ndërsa portier Stanek është ai me vlerën më të ulët, 3,5 milionë euro.

pol (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"