FOTO/ 24 orë për t’u harruar, Kutinjos i marrin makinën dhe i vjedhin shtëpinë në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 18:12

FOTO/ 24 orë për t’u harruar, Kutinjos i marrin makinën dhe i vjedhin shtëpinë në Barcelonë

Filipe Kutinjo ka kaluar 24 orë për t’u harruar në qytetin e tij të ri, Barcelonë. Ai nuk ka udhëtuar me ekipin për në Londër, pasi nuk mund të luajë në Champions League me Barcelonën, duke qenë se është aktivizuar më herët këtë sezon me ekipin e Liverpulit.

makina kutinjo

Duke qenë se kishte pak kohë të lirë, ai zgjodhi të shkonte në një tempull në Barcelonë. Por, ai kishte parkuar në një vend të palejuar në rrugë, dhe Audi i tij 4×4, u mor nga policia. Më vonë, pasi kishte dalë për të darkuar, ai zbuloi se shtëpia i ishte vjedhur nga hajdutët, nga ku kishin marrë edhe sende me vlerë.

makina kutinjos

shtepia kutinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"