FORMULA 1/ Drejtori i Ferrarit, Vasër: Na pret kampionati më i fortë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 23:41

FORMULA 1/ Drejtori i Ferrarit, Vasër: Na pret kampionati më i fortë në histori

Drejtori i Ferrarit, Frederik Vasër, u shfaq optimist për makinën dhe sezonin e ri, teksa gjatë prezantimit të djeshëm francezi ndër të tjera deklaroi: “Këtë vit duhet të fillojmë sërish aty ku lamë sezonin e kaluar, ku ishim vazhdimisht në pozitat kryesore.

frederic-vasseur-team-principa

Na pret kampionati më sfidues në historinë e Formulës 1. Duhet të jemi më cinikë dhe efektivë në shfrytëzimin e mundësive, duke u përpjekur të sjellim pikë në shtëpi në çdo garë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi në të gjitha aspektet.

Për të pasur sukses në një kampionat kaq të ngushtë, ne e dimë se tifozët mund të jenë arma jonë shtesë dhe jemi krenarë që mund të mbështetemi tek ata”, u shpreh Vasër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"