Formacioni i mundshëm/ Laçi bëhet gati për debutim në Superiore, Nica surprizon me rreshtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 9:16

Formacioni i mundshëm/ Laçi bëhet gati për debutim në Superiore, Nica surprizon me rreshtimin

Laçi do të zbresë të dielën në fushë në orën 17:00 për të luajturkundër Erzenit ndeshjen e parë të këtij kampionati. Kurioziteti itifozëve kurbinas është i madh për skuadrën e re, për vetë ndryshimet e shumta që janë bërë në përbërje.

nica

Ekipi thuajse ështëndërtuar nga e para, pasi paktitullarë kanë mbetur nga sezoni i kaluar, ndërsa në merkatone verës janë afruar më tepër lojtarë të rinj, ku disa prej tyrejanë pjesë e Kombëtareve tëmoshave të Shqipërisë. Sulmuesi anglez, Ronald Sobovale, qëvjen pas shkëlqimit në Superligëne Malishevës, është futbollisti nga i cili pritet shumë nga klubi. Gjithashtu mbrojtësit e KombëtaresU-21, Ajdi Dajko dhe Agan Mjaki, janë dy lojtarë që i kanë shtuarcilësinë skuadrës.

Nga akademia e Internacionalit janë afruar tërinj, si Emanuil Guci, Orgi Cena, Khalil Taleb, Ortelio Biba, LedjoTresa dhe Ersi Syla. Edhe kosovari Altin Kryeziu, i ardhur ngaMaribori, pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën. Për t’uparë ndërkohë është qendërmbrojtësi brazilian, Luis Paulo SilvaZhunior, i cili vjen pas aktivizimit te Tërbuni i Pukës.

FORMACIONI I MUNDSHËM

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Marku, Dajko, Geci, Manellari, Qato, Spahiu, Ujka, Tresa, Sobovale
Trajner: Stavri Nica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"