Formacioni i mundshëm i Laçit, Mirel Josa sfidon shkodranët në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2023 | 11:50

Formacioni i mundshëm i Laçit, Mirel Josa sfidon shkodranët në “Loro Boriçi”

Laçi do të kërkojë të përfitojë nga momenti jo i mirë i Vllaznisë, teksa sot në orën 17:00 luan një ndeshje delikate në stadiumin “Loro Boriçi”.

josa

Kurbinasit vijnë pas një barazimi të vuajtur në Durrës, ku vetëm në sekondat e fundit shënuan me anë të Olsi Myrtjës.

Trajneri Mirel Josa rikthehet në Shkodër, aty ku në vitin e kaluar arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë në krye të Vllaznisë. Ai e njeh mirë kundërshtarin, ndërsa i ka përgatitur strategjinë për të dalë me tri pikë nga “Loro Boriçi”.

Mungesa të sigurta pritet të jenë mbrojtësi Arlind Kurti dhe mesfushori Ledjo Tresa, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa ka një dyshim në mesfushë, aty ku Kryeziu dhe Bibo janë në balotazh për një vend.

8798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"