FORMACIONI I MUNDSHËM/ Bie mbrojtja, si ndryshon Shqipëria ndaj Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 0:17

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Bie mbrojtja, si ndryshon Shqipëria ndaj Moldavisë

Një nga ndryshimet që pritet të bëhen në këto dy ndeshje janë edhe ato në formacionin startues. I kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme, Silvinjo me Poloninë hodhi në qendrën e mbrojtjes dyshen: Kumbulla-Mihaj, ndërkohë që me Moldavinë pritet një mbrojtje komplet tjetër.

silvinjo

Të avantazhuar janë Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, ndërkohë nga krahët do të luhet po njësoj. Ivan Balliu nga e djathta dhe Elseid Hysaj majtas. Në mesfushë ka dilema.

Nëse në Varshavë startoi Gjasula, Ramadani dhe Asllani, me kthimin e Keidi Bares, konkurrenca për një vend rritet ndjeshëm. Ndërkohë në sulm alternativat janë të shumta, teksa Asanit, Cikalleshit dhe Uzunit e Seferit, i shtohen edhe Sadiku me Muçin.

FORMACIONI I MUNDSHEM logo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"