Formacionet e mundshme të Roma-Milan/ Verdhekuqtë me disa mungesa, mbrojtës me pikatore për Piolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 11:07

Formacionet e mundshme të Roma-Milan/ Verdhekuqtë me disa mungesa, mbrojtës me pikatore për Piolin

Malik Çau ka dy ditë që stërvitet me ekipin dhe do të jetë të paktën i gatshëm për në stol sot kundër Romës, në 21:00. Mungesa të sigurta ato të Kalulusë dhe Kjaerit, teksa Pobegës ka punuar me shokët.

roma milan

Sot në “Olimpico”, përpara Menjasë do të rreshtohen Kalabria e Teo nga krahët me Tomorin e Gabian në qendër. Diga e mesfushës do të përbëhet nga Benaser dhe Reijnders, ndërkohë që pas shpinës së Zhirusë do të veprojnë Loftus-Çik me Leaon dhe Pulisiçin në korsi ku Pioli mund të surprizojë me Çukvuezen. Sa i përket Romës, do të jetë gati Azmun, ndërkohë që mungon Kristante i skualifikuar dhe Ndika me probleme fizike. Mungesë edhe për Huijsen dhe Kristensen që nuk janë në listën UEFA. Smollingut do t’i besohet një fanellë titullari.

Të gjithë sytë e romanistëve janë gjithashtu në krahët, me Çelik dhe Spinacola të avantazhuar teksa në mesfushë, ku Bove dhe Paredes duken të paprekshëm. Në sulm treshja El Sharui e Dibala pas shpinës së Lukakut.

FORMACIONET E MUNDSHME

ROMA (4-3-3): Svilar; Çelik, Mançini, Smolling, Spinacola; Pelegrini, Paredes, Bove; Dibala, Lukaku, El Sharaui. Trajner: Daniele de Rosi.

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Tomori, Gabbia, Hernandez; Benaser, Reijnders; Pulisiç, Loftus-Çik, Leao; Zhiru. Trajner: Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"