FORMACIONET E MUNDSHME/ Kukësi i dënuar të fitojë, Luftëtari premton surprizë për verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 15:51

FORMACIONET E MUNDSHME/ Kukësi i dënuar të fitojë, Luftëtari premton surprizë për verilindorët

Megjithëse duket ndeshje e lehtë në letër, Kukësi e ka marrë seriozisht këtë takim. Verilindorët e kuptojnë tashmë se çdo hap fals e afron Tiranën akoma më shumë për titullin.
kukesi luftetari
Nga ana tjetër, Luftëtari do të tentojë të respektojë garën dhe pse është në pozita tepër të vështira në klasifikim.

Mungesat

Kukësi – Rifillimi i kampionatit për Kukësin do të jetë me mungesa dhe lojtarë në dyshim. Për trajnerin Orges Shehi, Rroca është në dyshim dhe si alternativë në vend të tij, në rast se nuk do t’ia dalë, shihet Lulaj. Obanor është një mungesë e sigurt, për shkak se është i pezulluar me katër kartonë. Gjithashtu, Limaj nuk do të jetë i gatshëm për këtë 90-minutësh sepse në skuadër ka mbërritur vetëm ditët e fundit.

Luftëtari – Me seancën e pasdites së djeshme Luftëtari e mbylli edhe minifazën përgatitore për të udhëtuar paraditen e sotme drejt Elbasanit, aty ku do të përballet me Kukësin në kuadër të javës së 27-të. 14 pikë ka koleksionuar Luftëtari para ndërprerjes së kampionatit nga pandemia e Koronavirusit dhe mban vendin e 9-të në klasifikim. Sot ndaj Kukësit, për shkak dëmtimi, do të mungojnë kapiteni Demo dhe qendërmbrojtësi Isufi, ndërsa jashtë ekipit mbetet mesfushori Açka.

KUKESIIII

STATISTIKA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"