Forma e jashtëzakonshme, sulmuesi shqiptar vendos rekord të veçantë te skuadra e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:24

Forma e jashtëzakonshme, sulmuesi shqiptar vendos rekord të veçantë te skuadra e Bundesligës

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha është lojtari i momentit te skuadra e Augsburgut që militon në elitën e futbollit gjerman. Me golin e shënuar të premten mbrëma, 24-vjeçari ka arritur edhe një rekord të veçantë.

mergim berisha festa

Ai ishte i përfshirë në gjashtë golat e fundit të Augsburgut në shtëpi në ndeshjet e Bundesligës. Ka shënuar vetë katër gola, ndërsa ka asistuar në dy të tjerë.

Është seria më e gjatë ndonjëherë e përfshirjes në gola nga një lojtar i Augsburgut në ndeshjet në shtëpi në kuadër të Bundesligës gjermane.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Goli i tretë radhazi, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Bundesligën gjermane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"