Flamurtari hetohet në Durrës, Idrizi: E ndjek deri në… hënë, shkoj deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2015 | 12:54

Flamurtari hetohet në Durrës, Idrizi: E ndjek deri në… hënë, shkoj deri në fund

UntitledÇështja “Partizani-Flamurtari” shkon për t’u hetuar në Durrës. Prokuroria e Vlorës e ka dërguar dje këtë çështje në Prokurorinë e Durrësit duke qenë se ndeshja mes Partizanit dhe Flamurtarit është luajtur në këtë qytet.

Lajmi është konfirmuar dje paradite për “Panorama Sport” nga burime zyrtare të organit të akuzës në Vlorë. Të hënën, kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, ngarkoi me ndjekjen e kësaj çështjeje prokurorin Dritan Marku.

Me urdhër të administratorit, Sinan Idrizi, anëtari i bordit të klubit vlonjat, Robert Islami, si dhe nga një tjetër zyrtar i klubit, dorëzuan në Prokurorinë e Vlorës të premten e javës së kaluar kërkesën për nisjen e hetimit për ndeshjen me Partizanin, ku dyshohet se ajo është e trukuar…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"