Flamurtari ‘çmenduri’ për Torasën, Kukësi bllokon Kalenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2018 | 13:20

Flamurtari ‘çmenduri’ për Torasën, Kukësi bllokon Kalenë

Flamurtari, i gatshëm të bëjë çdo çmenduri në merkaton e kësaj vere. Pasi siguroi shtyrjen e administrimit të klubit edhe për dy vite të tjera, Sinan Idrizi hap “thesin”, ndërsa është i gatshëm që t’i plotësojë trajnerit Ilir Daja çdo kërkesë financiare që lojtarët kanë.

Torasa

Në këto kushte, Idrizi nuk do të kursehet, ndërsa do të jetë dorëlëshuar për ndërtimin e një ekipi elitar dhe për afrimin e lojtarëve cilësorë. Në këto kushte, “Panorama Sport” zbardh disa nga shifrat që Flamurtari ofron për afrimin e lojtarëve, të cilët janë zbuluar si pista. Duket se listën e kryeson Agustin Torasa. Vlonjatët nuk do të bien aspak nga shuma që argjentinasi përfitonte te Partizani. Vetë Torasa i ka bërë me dije kërkesat e veta, ndërsa Flamurtari ofron për të 9 mijë euro në muaj.

Tratativat me mesfushorin argjentinas po ecin në rrugë të mbarë dhe me shumë mundësi pritet të ketë një akord brenda kësaj jave, ose maksimumi në fillim të javës që vjen.

kale

KALE – Një shifër të konsiderueshme financiare Flamurtari e vendos edhe për brazilianin Elton Kale. Vlonjatët janë të gatshëm që të ofrojnë 7 mijë euro në muaj për Kalenë. Por ditët e fundit ka dalë një problem. Kukësi duket se po bëhet pengesë serioze për transferimin e Kalesë te Flamurtari. Duke qenë se braziliani ishte pjesë e Kukësit që prej vitit 2017, duket se verilindorët gëzojnë çdo të drejtë mbi lojtarin për të mos e lënë të lirë. Në këto kushte, kjo situatë e ka stepur disi Flamurtarin. Por vlonjatët nuk janë dorëzuar, pasi vijojnë që ta kenë ende në plane brazilianin Kale.

Ardian-Cuculi-1024x682

PISTA TË TJERA
– Flamurtari vijon negociatat edhe me lojtarë të tjerë. Në qendër të merkatos mbetet edhe Ardian Cuculi. Në Vlorë shpresohet se Cuculi këtë herë do të vijë pas refuzimit sezonin e kaluar për shkak se Shkëndija e Tetovës nuk e la të lirë. Pjesë e merkatos është edhe Darko Glishiç. Lojtari nga Maqedonia që është pjesë e Vadarit, po vëzhgohet nga Flamurtari. Ende nuk dihet nëse do të ketë një akord me mbrojtësin e majtë, pasi palët janë në bisedime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"