Fitorja në derbi vlen më shumë se tre pikë, Partizani siguron avantazhin e rëndësishëm ndaj Tiranës për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 23:11

Fitorja në derbi vlen më shumë se tre pikë, Partizani siguron avantazhin e rëndësishëm ndaj Tiranës për “Final Four”

Partizani ka fituar sot derbin ndaj Tiranës me shifrat 2-1 dhe për të kuqtë, ky sukses kishte shumë rëndësi. Pikë së pari se është derbi ndaj rivalëve të përhershëm, së dyti se e ndihmon ekipin të dalë nga kriza e rezultateve dhe të kthehet në vendin e dytë, ndërsa së treti sepse i ka dhënë një avantazh të rëndësishëm për “Final Four” ndaj bardhebluve.

skuka abdullahu

Këtu, nuk bëhet fjalë vetëm për diferencën prej 6 pikësh në renditjen e kampionatit. Ky ishte derbi i tretë i sezonit dhe falë fitores së sotme, të kuqtë tani kanë epërsinë “sezonale” ndaj bardhebluve në renditjen e Superiores. Ata kanë fituar dy ndeshje, ndërsa tjetra është ndarë barazim, duke i garantuar kështu Partizanit se pavarësisht rezultat të derbit të fazës së katërt, në rast pikësh të barabarta me rivalët historikë në mbyllje të fazës së rregullt në fund të këtij kampionati, do të jetë ekipi i Shehit ai që do të pozicionohet më lart në renditje.

skuka

Kjo merr një rëndësi shumë të madhe në “Final Four” ku vendoset titulli kampion, pasi skuadra e renditur më mirë në kampionat, mund të mjaftohet edhe me barazimin për t’u cilësuar fituese e sfidës gjysmëfinale apo finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"