Fitorja ndaj Dinamos i jep “zemër” Lushnjës, Basha dhe Haxhiu: Do të mbijetojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 19:23

Fitorja ndaj Dinamos i jep “zemër” Lushnjës, Basha dhe Haxhiu: Do të mbijetojmë

Pas dy ditëve pushim, Lushnja është rikthyer në fushë. Java e 25-të e çon në transfertë, ku do të masë forcat me Orikun.342866350_6123282097740031_1083639350594236485_n

Skuadra e drejtuar prej Klevis Dalipit i është larguar disi situatës së ethshme të mbijetesës, e megjithatë vend për qetësi nuk ka akoma. Duhet me patjetër që të jenë të kujdesshëm në 180 minutat e fundit të këtij kampionati, për të shpëtuar një herë e mirë sezonin. Lojtarët optimist dhe me bindje e thonë që do ta shmangin dramën. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” janë mbrojtësi Adriatik Basha dhe mesfushori Melis Haxhiu që bëjnë llogaritë.

“Pas humbjes me Luzin ishim me të vërtetë në një situatë shumë shqetësuese. Tashmë që mundëm Dinamon, skuadra ndihet më mirë. Fitorja e fundit na kanë dhënë shumë besim. Edhe ndalesat e rivalëve janë në favorin tonë. Situata në tabelë është disi më e qartë dhe kemi shumë besim se do ta realizojmë objektivin. Kemi përpara një transfertë delikate për të kaluar. Shikojmë në Orikum, që gjithashtu luan shansin e fundit. Por, kemi besim se do ta kalojmë me sukses. Jemi më të qetë dhe fitoret na kanë dhënë besim”, tha Basha.

Në të njëjtën linjë është edhe Haxhiu, që shprehet: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme ajo me Dinamon. Jemi ende në zonën e ‘play out’-it. Këtë javë nuk ka ndeshje, ndaj do të përgatitemi shumë mirë. 180 minutat e mbetura janë më të rëndësishmet e sezonit. Mendoj se i kemi të gjitha shanset që të shpëtojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"