Fitorja ndaj Besës, Nevil Dede: Erzeni pranë objektivit, me Vorën ngjitemi në Superiore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2022 | 11:45

Fitorja ndaj Besës, Nevil Dede: Erzeni pranë objektivit, me Vorën ngjitemi në Superiore!

Erzeni mori një fitore me vlera për ngjitjen pa probleme në Kategorinë Superiore. Ndonëse luanin në shtëpi pa praninë e tifozëve shijakas, Erzeni ka dominuar, gjë e cila ka lënë të kënaqur edhe trajnerin Nevil Dede.

NEVIL DEDE

Erzeni pret vetëm matematikën për të siguruar ngjitjen në elitë, pasi praktikisht misioni quhet i mbyllur. Nevil Dede, trajner i Erzenit, pas fitores për “Panorama Sport” u shpreh:

“E kishim vlerësuar këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme, pavarësisht pozitës që ka Besa në renditje.

Jam i kënaqur nga mobilizimi dhe shpirti luftarak i të gjithë futbollistëve, që ndonëse pa mbështetjen e tifozërisë, arritën të merrnin rezultatin maksimal.

Tashmë jemi shumë pranë realizimit të objektivit për të hyrë në Superiore dhe për këtë do të përgatitemi për transfertën e vështirë me Vorën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"