Fitorja minimale me Pogradecin, Mërgjyshi: Nuk mund të gabonim, ia dolëm edhe me mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2022 | 11:36

Fitorja minimale me Pogradecin, Mërgjyshi: Nuk mund të gabonim, ia dolëm edhe me mungesa

Artan Mërgjyshi i kënaqet fitores së dytë radhazi në shtëpi, që është edhe e 11-ta për këtë sezon. Edhe pse dibranët i bënë llogaritë me tri mungesa të rëndësishme në formacion, skuadra ia doli dhe kjo është ajo që i jep shpresë trajnerit për ngjitjen. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën në mbyllje të ndeshjes, numri një i pankinës tha:

MERGJYSHI

“E patëm përgatitur me shumë kujdes këtë ndeshje, pasi nuk donim që të gabonim. Ndonëse kishim disa mungesa për arsye kartonësh, si Paplekaj, N.Duka dhe T.Marku, futbollistët e hedhur në fushë dhanë më të mirën e tyre.

Ia dolëm si përfundim dhe morëm tri pikë të plota pas këtij 90-minutëshi, që na mbajnë në vendin e tretë dhe rrjedhimisht na japin shpresë për misionin tonë final.

Gara ka hyrë në një fazë të nxehtë, ndaj vigjilenca duhet shtuar. Do luftojmë deri në fund, ndonëse vështirësia rritet në 8 javët e mbetura”, përfundoi trajneri i Korabit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"