Fitorja me Partizanin, Gjici: Të jemi me këmbë në tokë, gjobën nuk e kam vendosur unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:44

Fitorja me Partizanin, Gjici: Të jemi me këmbë në tokë, gjobën nuk e kam vendosur unë

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici u shfaq i përmbajtur pas fitores kundër Partizanit në “Air Albania” 1-0.

bandicam 2020-01-26 21-34-35-530

Pas fitores së rëndësishme të verilindorëve, Gjici i kërkoi skuadrës dhe stafit teknik që të përmirësojë paraqitjet në fushë duke kujtuar se nuk duhet të përsëriten hapat fals me ekipet e vogla, si në rastin e barazimit në mesjavë kundër Luftëtarit.

Ai mohoi të jetë vendosur gjobë ndaj ekipit me urdhër të tij, duke ia kaluar përgjegjësinë klubit.

“Ndeshja ndaj Partizanit – Kuptohet që loja më kënaqi. Kemi akoma punë për të bërë. Fitorja me Partizanin më kënaq gjithmonë, sepse ata kanë ekip solid. Jemi në rurgën e duhur, por të jemi me këmbë në tokë, sepse kemi lënë pikë me vendet e fundit.

Abazaj goli

Gjoba pas barazimit me Luftëtarin – Nuk kam vënë gjobë pas barazimit të Luftëtarit, nëse e ka vendosur, e ka vënë klubi. Ju gazetarët i vini vetë gjobat, i hiqni vetë. Nuk kemi diferenvë të madhe nga Tirana dhe të tjerët. Ky kampionat është i paparashikueshëm”, deklaroi presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici pas fitores së rëndësishme kundër Partizanit në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"