Fitorja e thellë në Kukës, Tetova nuk është i lumtur me skuadrën: Nëse do të jesh në krye…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 15:53

Fitorja e thellë në Kukës, Tetova nuk është i lumtur me skuadrën: Nëse do të jesh në krye…

Egnatia arriti një fitore të thellë përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-4, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Gjithsesi, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova nuk ishte i lumtur me hapësirat e lëna nga ekipi i tij pasi rezultati shkoi 0-3.

bandicam 2024-01-19 15-43-22-372

Një ndeshje që mund t’i ketë kaluar pritshmëritë?

“Siç kishte gjëra të mira, kishte dhe probleme. Lëshuam pak terren, gjë që nuk më pëlqeu. Por me ndryshimet që kemi, janë të pranueshme”.

Çfarë s’ju pëlqeu?

Tërheqja e ekipit dhe përballjet një me një.

Çfarë u the lojtarëve pas pjesës së parë?

“Për 15 minutat e fundit e fundit nuk u mora fare me tre golat. Nëse një ekip do të jetë në krye duhet të kemi më shumë uri”.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit…

“Ata janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. Rrugëdaljet nisin nga poshtë. Lojtarët që ishin në ndeshjen me Skënderbeun, jo që bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura dhe krijuan trazira”, tha Tetova për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"