Fitorja e Interit ndaj Barcelonës, flet Inzagi: Kjo pika jonë e kthesës! Goli i katalanasve i drejtë për tu anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:36

Fitorja e Interit ndaj Barcelonës, flet Inzagi: Kjo pika jonë e kthesës! Goli i katalanasve i drejtë për tu anuluar

Simone Inzagi dhe Interi i tij arritën një rezultat të madh përballë Barçës që mund të shërbejë si pikë kthese për të gjithë sezonin. I vendosur në qendër të polemikave në javët e fundit, trajneri zikaltër nuk e ka komentuar si hakmarrje personale fitoren, pa e fshehur lumturinë.

INZAGI

“Mbrëmje kthese? Mund të jetë fillimi, tani duhet t’i japim vazhdimësi kësaj fitoreje”, e nisi fjalën e tij trajneri duke vazhduar: “Nuk është hakmarrja ime.

E vazhdoj punën me siguritë e mia, momente të vështira kanë të gjithë, por e mbaj kokën lart. Ajo që kam parë sot (mbrëmë) dhe të shtunën nga skuadra, më jep shpresë”. 46-vjeçari është ndalur më pas edhe në analizën e ndeshjes:

“Nuk ishte e papritur fitorja jonë, pas asaj paraqitjeje që bëmë. Kemi mposhtur një nga skuadrat mëtë mëdha të futbollit botëror dhe kjo sigurisht që na rrit vetëbesimin.

Këtë herë kemi qenë më të kujdesshëm në episode dhe tani duhet të mendojmë për Sasuolon.

Në fund nuk mund të mungonte edhe reagimi për gjykimin:

“Ksavi i indinjuar? Ksavi është trajner i madh, por unë mund të them që ne na kanë mohuar një penallti neto për një pozicion jashtë loje kur ishim 0-0, ndërkohë që goli i tyre ishte i drejtë të anulohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"