Fitore me supergola, Tirana merr kreun

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 20, 2014 | 9:41

Fitore me supergola, Tirana merr kreun

KryesoreeeeeTIRANA-KUKËSI 3-1
GOLAT: Dushku 1′ (aut), El.Bakaj 47′, Curri 87’/ Lushtaku 39′
TIRANA: Frashëri, Taku, Muça, Curri, Kalari, Karabeci, Kërçiku, El.Bakaj (Pashaj 88′), Malaj, Morina (Hyshmeri 75′), Ndikumana (Kagere 65′); (në dispozicion: Ed.Bakaj, Olaki, Gavazaj, Idrizaj). Trajner: G.Magani.
KUKËSI: Halili, Peqini (Periç 76′), Dushku, Malota, Hallaçi, Musolli (Shameti 67′), Xheferson (Hasani 46′), Lushtaku, Zeqiri, Hysa, Pejiç; (në dispozicion: Bejte, Brahja, Jonuzi, Gvozdenoviç). Trajner: A.Shaqiri.
KARTONË TË VERDHË: Ndikumana 37′, Muça 80’/ Peqini 19′, Hasani 52′, Lushtaku 86′, Periç 89′
DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë)
VËZHGUES: Besnik Kaimi (Tiranë)
GJYQTARE: R.Sadiku, E.Gançi (Elbasan), R.Çokaj (Lezhë), K.Meta, B.Breshanaj (pas portave)

MINUTAT
1′ Goditje dënimi për Tiranën, ekzekuton Kalari, prek topin me kokë Curri dhe më pas devijohet në portë prej Dushkut dhe autogol, 1-0 për bardheblutë.
12′ Kalari gjuan nga jashtë zone, por Halili kontrollon topin.
13′ Malaj pason te Kalari, gjuan nga 35 metra, por vetëm mbi tra.
15′ Ndikumana kontrollon topin nga mesfusha, avancon bukur në të majtën, kalon Malotën në këndore, kroson në zonë për Bakajn që gjuan, por Halili shpëton portën.
17′ Zeqiri rrezikon nga jashtë zone, por Frashëri pret.
18′ Curri kombinohet me Bakajn, ky i fundit pason te Morina që gjuan, por topi përfundon vetëm ngjitur me shtyllën.
26′ Malaj gjuan nga jashtë zone, por s’gjen kuadratin.
28′ Rrëmujë në zonë, Lushtaku grushton Frashërin dhe më pas mendon Kërçiku për të spastruar zonën.
34′ Hallaçi pason te Lushtaku, që edhe pse mbrapsht, gjuan me kokë, por Frashëri pret topin.
36′ Shpërdoron Pejiç edhe pse i vetëm përballë portierit, pas një krosi perfekt të Peqinit në zonë.
39′ Hallaçi kroson te Pejiç në zonë, Lushtaku gjuan fuqishëm, topi prek traun dhe më pas përfundon në rrjetë dhe 1-1.
41′ Kundërsulm i Kukësit, gjuajtje potente e Hysës, por topi ndalet nga trau.
46′ Ndikumana rrezikon, por gjuajtja e tij shkon mbi traversë.
47′ Taku pason me kokë për Morinën që kroson për Bakajn e ndodhur në zonë, roveshatë e sulmuesit dhe gol, 2-1.
54′ Aksion perfekt i Tiranës, Taku kthen për Ndikumanën që gjuan, por nuk gjen portën.
70′ Goditje dënimi për Lushtakun, godet direkt, pret Frashëri.
76′ Hysa merr një top në mesfushë, gjuan, pret portieri.
79′ Lushtaku nga këndi, Malota ngrihet mbi të gjithë, gjuan me kokë, devijon Frashëri duke shpëtuar portën.
80′ Kros nga këndi për Kukësin, topi preket me dorë nga Muça dhe kryesori Sadiku akordon penallti. Merr përsipër Pejiç ekzekutimin, por topi i tij ndalet nga traversa.
82′ Bakaj bën gjithçka mirë, gjuan diagonal, topi për pak sa nuk përfundon në rrjetë.
87′ Curri ka topin në mesin e fushës, gjuan dhe e dërgon atë drejt e në rrjetë dhe 3-1.

Eurogola, autogola dhe penallti e humbur. Ka qenë kjo panorama e ndeshjes së djeshme Tirana-Kukësi. Edhe pse në një stadium të boshatisur, kjo përballje dhuroi emocione, teksa duhen evidentuar dy perlat e Bakajt dhe Currit që u dhanë jo vetëm fitoren bardhebluve, por edhe kreun. Goli mjaft i bukur i Lushtakut nuk ka mjaftuar, pasi autogoli i Dushkut dhe penalltia e humbur nga Pejiç kanë ndëshkuar jo pak verilindorët. Një humbje që ka rënduar jo pak, pasi fill pas kësaj sfide, te Kukësi kanë zhvilluar edhe një mbledhje.
Pjesa e parë Tirana e nis vrullshëm dhe për pak skedona e gjen veten në avantazh. Ka goditje dënimi për vendësit, ekzekuton Kalari, prek topin me kokë Curri dhe më pas devijohet në portë prej Dushkut dhe autogol. Nisje perfekte për bardheblutë, të cilët shtojnë presionin në portën e miqve. Në të 12-n Kalari gjuan nga jashtë zone, por Halili kontrollon topin. Pak sekonda është sërish mbrojtësi që provon 35 metra distancë, por vetëm mbi tra. Moment i rrezikshëm ishte ai i të 15-s minutë, ku Tirana kishte shansin për të dyfishuar shifrat. Ndikumana kontrollon topin nga mesfusha, avancon bukur në të majtën, kalon Malotën në këndore, kroson në zonë për Bakajn që gjuan, por Halili shpëton portën. Mundohet të reagojë Kukësi, teksa pas 2 minutash Zeqiri rrezikon nga jashtë zone, por Frashëri pret. Curri vjen në ndihmë të sulmit, teksa në të 18-n kombinohet me Bakaj, ky i fundit pason te Morina që gjuan, por topi përfundon vetëm ngjitur me shtyllën. Ka një moment rrëmuje në zonën e Tiranës në të 28-n, Lushtaku grushton Frashërin dhe më pas mendon Kërçiku për të spastruar zonën. Këto minuta janë për miqtë, të cilët mundohen të organizohen dhe në të 39-n gjejnë barazimin. Hallaçi kroson te Pejiç në zonë, Lushtaku gjuan fuqishëm topin, prek traun dhe më pas përfundon në rrjetë dhe 1-1. I rrezikshëm ishte edhe kundërsulmi i Hysës në të 4-n, teksa topi i tij u ndal vetëm nga trau. Ky fraksion dërgon në barazim ekipet në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë Pjesa e dytë nis njësoj si e para, me një Tiranë superiore në fushë. Pa kaluar dy minuta, konkretisht në të 47- n, Bakaj realizon një eurogol. Taku pason me kokë për Morinën që kroson për Bakajn e ndodhur në zonë, roveshatë e sulmuesit dhe gol, 2-1. Në të 54-n është sërish Tirana në sulm, Taku kthen për Ndikumanën që gjuan, por nuk gjen portën. Kukësi nis të organizohet, qarkullon dendur topin, por gabon në finalizim. Në të 70-n ka goditje dënimi për Lushtakun, godet direkt, pret Frashëri. Pas 6 minutash, Hysa merr një top në mesfushë, gjuan, pret portieri. Rast ideal ishte ai i të 79-s, teksa Lushtaku gjuan nga këndi, Malota ngrihet mbi të gjithë, gjuan me kokë, devijon Frashëri duke shpëtuar portën. Në të 80-n ka penallti. Kros nga këndi për Kukësin, topi preket me dorë nga Muça dhe kryesori Sadiku akordon 11-metërsh. Merr përsipër Pejiç që të godasë, por gabon fatalisht, pasi topi i tij ndalet nga traversa. Dhe po nuk shënove, do e pësosh! Ky ligj i pashkruar i futbollit u vu në zbatim në të 87-n. Debatik Curri realizon një eurogol nga 50 metra distancë, duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit Halili, topi përfundon drejt e në rrjetë. Një gol që vulos fitoren dhe i rrëmben kreun Kukësit.

MË I MIRI
Debatik Curri ishte pa dyshim lojtari që bëri diferencën në fushë. Kishte meritë si në golin e parë, kur detyroi qendërmbrojtësin e Kukësit që të devijonte topin në rrjetë, e pa dyshim edhe tek eurogoli i minutës së 87-të. Por, ai ka bërë më së miri edhe detyrën e tij në mbrojtje, teksa ka dalë i fituar thuajse në çdo dyluftim. Notë të lartë meriton edhe Bakaj, që veç golit, bëri një paraqitje realisht të mirë në 88 minuta lojë.

MË PAK AKTIVI
Porta dhe sulmi i Kukësit ishin në një ditë të errët. Pero Pejiç jo vetëm që nuk krijoi ndonjë rast të rrezikshëm, por gaboi fatalisht duke humbur atë penallti që mund të barazonte shifrat e ndeshjes. Ndërsa gardiani Argjend Halili, mund ta kishte shmangur atë gol të Debatik Currit, nëse nuk do kishte dalë aq shumë nga porta. Pastaj edhe mbrojtja kuksiane la për të dëshiruar, duke humbur shpeshherë dyluftimet me lojtarët vendës.

Magani ne stolMagani: I kënaqur me sulmin, por nuk ishte ndeshje perfekte
Gugash Magani është i kënaqur nga sulmi, ndonëse nuk e cilësoi ndeshjen e djeshme perfekte. Nuk bën dot dallime se cili eurogol i shijoi më shumë, pasi tregon se në të dyja rastet, pati emocione. “Jam i kënaqur sepse kemi shënuar tre gola sot (dje), duke marrë parasysh se në tri javët e fundit nuk kemi mundur dot të realizojmë asnjë gol. Por kjo është një kënaqësi që përzihet edhe me pakënaqësi nga ana ime, sepse duhet të japim akoma më shumë në fushën e lojës. Te Tirana, trysnia për të fituar është e lartë dhe në çdo ndeshje kërkohet maksimumi i pikëve dhe një lojë e kënaqshme. Goli i Bakajt më pëlqeu më tepër për faktin se më vjen shumë mirë që ai më në fund u zhbllokua dhe sot (dje) ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Edhe pas shënimit të golit i kërkova të jepte 200% në fushën e lojës. Bakaj e vuajtur shumë këtë periudhë ku nuk ka shënuar dhe sot (dje) arriti që të tregojë më të mirën e tij. Ne besojmë shumë tek aftësitë e Elisit, ndërsa për sa i përket realizimit të Currit, ai është një futbollist lider, që ka peshë të rëndësishme për Tiranën. Një element tjetër që më pëlqeu te ky takim është mënyra sesi e interpretuan ndeshjen të gjithë futbollistët që u aktivizuan. Megjithatë, siç e thashë më lart, nuk ishte një ndeshje perfekte, kështu që ekipi sot meriton notën 7. Është një fitore që më bën të ndihem mirë dhe tashmë dua vetëm ta shijoj me miqtë dhe dashamirësit e mi këtë sukses, i cili u dedikohet edhe tifozëve, që janë një pjesë e rëndësishme e Tiranës. Tashmë duhet të jemi edhe më të përqendruar, pasi nuk duhet të tregohemi euforikë. Kreu i renditjes është shumë i vështirë për t’u mbajtur, kështu që do të bëjmë shumë kujdes”, përfundoi trajneri i Tiranës.
ADELA MERKO






www.minuta90.com