Fitore kurajoze ndaj Skënderbeut, Halili: E kuptova që ekipi do ta përmbyste rezultatin, mungesat me Kukësin nuk do të jenë problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:47

Fitore kurajoze ndaj Skënderbeut, Halili: E kuptova që ekipi do ta përmbyste rezultatin, mungesat me Kukësin nuk do të jenë problem

Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh mjaft i kënaqur për “Supersport” për fitoren e bardhebluve 1-2 kundër Skënderbeut, rezultat që i jep mundësi të qëndrojë në distancë 9 pikë larg Kukësit.
Refik Halili
Pavarësisht mungesave të Dokës dhe Bathës për ndeshjen me rivalin direkt Kukësin, Halili shtoi se ekipi do të tregojë se e meriton të fitojë falë lojtarëve që ka.

Ndeshja – Këto janë ndeshje të rëndësishme. Jam shumë i kënaqur që skuadra reagon dhe kthen rezultatin.

Përmbysja e ndeshjes me Skënderbeun – Kjo varet nga përgatitjet që bën skuadra. Duket që në hapin e parë. Pamë që në hapin e parë të pjesës së dytë, qëllova që isha aty. Ishin bërë grup për ta përmbysur rezultatin, gjë që ia arritëm.

Kukësi – Gjërat shkojnë një e nga një. Kemi mungesa, por me lojtarët që kemi do të tregojmë që meritojmë çdo rezultat. Për ndeshjen e radhës do të jemi shumë të kujdesshëm. Besoj do të fitojmë”, deklaroi Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"