Fitoi gjithçka me Sitin, mbrojtësi rinovon kontratën: Ky është klubi më i mirë në botë, Guardiola një gjeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2023 | 11:31

Fitoi gjithçka me Sitin, mbrojtësi rinovon kontratën: Ky është klubi më i mirë në botë, Guardiola një gjeni

Mbrojtësi Natan Ake ka rinovuar me Mançester Sitin deri në vitin 2027. Pas firmosjes së kontratës ai deklaroi se:

Image

“Ky është klubi më i mirë në botë, nuk kam asnjë dyshim. Të qenit lojtar i Mançester Sitit më bën jashtëzakonisht krenar. Është një klub futbolli që pret përsosmëri në çdo fushë, gjë që krijon një mjedis të përsosur për t’u përmirësuar. Më shtyn përpara dhe më bën më të mirë. Jam në fazën e karrierës sime ku dua të vazhdoj të rritem dhe do ta bëj patjetër këtu. Pep është trajneri më i mirë, një gjeni që më bëri ta shoh lojën në një mënyrë tjetër. Të punoj me të më gjatë, është një privilegj i vërtetë. I jam shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët e Sitit për mbështetjen e tyre, qëllimi im tani është t’i bëj ata krenarë dhe të fitojnë më shumë trofe”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"