Fitoi 6-0 ndaj Xhenoas në kampionat, habit Gatuso: Rezultati nuk tregon paraqitjen e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:19

Fitoi 6-0 ndaj Xhenoas në kampionat, habit Gatuso: Rezultati nuk tregon paraqitjen e skuadrës

Xhenaro Gatuso insiston se rezultati 6-0 kundër Xhenoas, nuk reflekton përformancën e skuadrës së tij. Pas ndeshjes, trajneri italian foli për “Sky Sport Italia”.

nAPOLI

“Ky rezultat nuk reflekton paraqitjen e skuadrës në ndeshje. Nëse Zielinski nuk do shënonte 30 sekonda pas fillimit të pjesë së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Ne duhet të fokusohemi dhe të përmirësohemi që të gjejmë balancën e duhur. Osimhen sërish nuk shënoi, por krijoi mjaft hapësira për shokët.

Shpresoj që Kulibali të qëndroj me ne. Shpresoj që një ofertë për të mos vijë, por do jem nervoz deri sa të mbyllet merkatoja”, tha Gatuso.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"