Finalja ndaj Turbinës, Devolli apel për gjykim korrekt në Cërrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 11:52

Finalja ndaj Turbinës, Devolli apel për gjykim korrekt në Cërrik

Pas 3 ditësh stërvitje në aneks, Devolli e kreu seancën e fundit në fushën e stadiumit, ku stafi teknik punoi shumë në anën teknike. Sot luhet një finale me Turbinën në Cërrik dhe bilishtarët duhet të reagojnë pas humbjeve radhazi.dEVOLLI

Te Devolli shpresojnë të kenë një gjykim korrekt, siç ndodhi në Orikum me Olsi Sokolin. “Shohim një eufori të shfrenuar nga kundërshtari karshi nesh. Do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund ndeshjes, pasi nuk kemi çfarë humbim”, shprehet zëvendëstrajneri Erindi Maneshi.

Çela dhe Mota, tashmë të larguar, janë mungesat e Devollit në këtë ndeshje. Ekipi do të udhëtojë drejt Cërrikut mëngjesin e sotëm.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"